LSM u bëri thirrje qytetarëve të enjten në tubim para Kuvendit, ndërsa do të bllokojnë edhe rrugë dhe fabrika

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë publikoi se 300 anëtarë të këshillave grevistë dhe këshillat sindikalist kanë sjellë vendim për organizim të formave të ndryshme të presionit me qëllim që të rritet paga minimale në 18.000 denarë, njofton Portalb.

“Vendim për organizim të tubimit para Kuvendit të Maqedonisë më 10.02.2022 me fillim në orën 11 me thirrje të përgjithshme deri tek të gjithë qytetarët, punonjësit dhe sindikatat për mbështetje të deputetëve që menjëherë ta votojnë ligjin për pagë minimale prej 18.000 denarë dhe rritje spirale të pagave tjera. Vendim për organizim të formave të ndryshme të presionit, bllokim të fabrikave, institucioneve dhe rrugëve me me paralajmërim dhe organizim paraprak”, publikuan nga LSM në faqen e tyre në Fejsbuk.

Sindikatat, punëdhënësit dhe Qeveria dje nuk u dakorduan për rritje të pagës minimale. Bashkërisht u vlerësua se modeli ekzistues i harmonizimit të pagës minimale nuk është gjë e mirë për asnjërën palë.

Nga Qeveria paralajmërojnë se do ta shqyrtojnë propozimin e ri të Biznes konfederatës – shteti ta subvencionojë rritjen e pagës minimale, pas çka javën e ardhshme sërish pritet të vazhdojnë bisedimet.

Nga Sindikata dje shprehën pakënaqësi nga marrëdhënia e punëdhënësve, ndërsa e inkurajuan Qeverinë të qëndrojë në anën e tyre.

“Është e dukshme se punëdhënësit shohin vetëm për firmat e tyre, për kapitalin e tyre. Një raport jokorrekt nga punëdhënësit, ndërsa Qeveria doli me analizë të shkëlqyeshme e cila tregon se modeli që e propozojnë LSM-ja dhe sindikatat e tjera është më e pranueshme dhe qëndrueshme në vitet e ardhshme. E inkurajoj Qeverinë fuqimisht të qëndrojë krah më krah me punëtorin dhe ta jep atë që e kërkojmë. Të mos lutemi për pagë minimale prej 18.000 denarësh dhe rritje graduale të të gjithë pagave tjera”, deklaroi kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë Darko Dimovski.

Punëdhënësit mendojnë se modeli i tyre është më i pranueshëm. Sipas përllogaritjeve të tyre, paga minimale do të duhet të jetë diku mbi 16.300 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button