Distria Krasniqi fitoi medaljen e argjendtë në finalen e Grand Slamit të Parisit

Distria Krasniqi është mposhtur në finalen e Grand Slamit të Parisit. Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi nuk e mbylli më së miri garën e saj në Paris, duke fituar humbur finalen kundër francezes Amandine Buchard, transmeton RTK.

Me këtë paraqitje, Distria fiton medaljen e argjendtë në kategorinë -52 kilogramë. Kjo është medalja e dytë këtë vit për Disin, pas asaj të artës në Portugali.

Në këtë garë, Distria e kaloi raundin e parë pa kundërshtare, kurse në raundin e dytë dhe luftën e saj të parë për ditën e sotme, ajo mposhti francezen Anais Mosdier, me Ippon.

Pas Mosdier, radha ishte për të mposhtur Chelsie Giles, e cila po ashtu nuk i hapi shumë probleme.

Luftëtarja kosovare mposhti me Ippon edhe Fabienne Kocher të Zvicrës dhe siguroi biletën për finalen.

Buchard bëri më të mirën para tifozëve të saj, dhe arriti të ndalte xhudisten kosovare në synimin e saj për medaljen e artë, në një luftë që zgjati afër tetë minuta dhe u vendos me ‘Golden Score’.

Distria Krasniqi fiton kështu medaljen e vetme për Kosovën në këtë garë të sotme të Parisit. Akil Gjakova, Flaka Loxha e Laura Fazliu të tre dështuan të fitojnë medalje. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button