BDI reagon për deklaratat e Bexhetit

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj deklaratave të djeshme të kandidatit të Partisë Demokratike Shqiptare për Komunën e Tetovës, Sadi Bexheti.

“Gjersa Kryetari jonë, Ali Ahmeti, më 24 mars u shpreh që BDIja do ta përkrah kandidatin e PDSHsë në Strugë, kjo parti haptazi fton bashkëqytetarët maqedonas që të votojnë kundër BDIsë. Frika që ka kapluar Sadi Bexhetin nga verdikti i qytetarëve më 24 mars 2014 po e shtynë atë dhe Menduh Thaçin që edhe njëherë ta tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë.

Të prekish ndjenjat, të ofendosh dhe të fyesh vlerat e popullit tënd, të cilit ndoshta rastësisht i takon, është si ajo thënia popullore “po pështyve përpjetë, pështime të kthehet në fytyrën tënde”.

Sadi Bexheti, i vetedishëm se shqiptarët dje ia treguan se ku e ka vendin, mundohet të luaj me ndjenjat e bashke qytetarëve maqedonas të cilët si edhe tetovarët tjetër i ka keqpërdor dhe nuk i ka përfillë në 
katër vitet e kaluara.

Sadi Bexheti, ta kujtojmë se në mbjellljen e flakës se urrejtjes ndëretnike, ndërfetare dhe ndërkulturore janë djegë shumë figura epizodike si puna jote.

Sadi, më 7 prill qytetarët e Tetovë do ta tregojnë ku e ke vendin, përfshirë edhe ata që mundohesh ti manipulosh”, thuhet në reagimin e BDI-së

Lajme të ngjashme

Back to top button