OBSH: Bashkëpunim më të fuqishëm me Kinën në konfirmimin e prejardhjes së koronavirusit

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adanom Gebrejesus sot deklaroi se ka biseduar me kryeministrin kinez Li Keçijang për nevojën për përforcim të bashkëpunimit në përcaktimin e prejardhjes së Kovid-19, shkruan MIA, njofton Portalb.

“Më vjen mirë që u takova me kryeministrin Li Keçijang. Biseduam për Kovid-19 dhe nevoja për përpjekje më të mëdha që të bëhet vaksina më qasëse, ndërsa qasja drejt imunizimit më i justifikuar që të mundemi të vaksinojmë 70 për qind nga popullata botërore sivjet”, shkroi Tedros në Tuiter.

Ai theksoi se kanë biseduar edhe për “nevojën për vendosje të bashkëpunimit më të fuqishëm në konfirmimin e prejardhjes së koronavirusit, në bazë të shkencës dhe dëshmive”.

Vitin e kaluar, OBSH formoi Grup shkencor këshilldhënës me detyrë që ta konfirmojë prejardhjen e patgjenëve të rinj dhe i bëri thirrje Kinës që të sigurojë të dhëna ë papërpunuara që të ndihmojë në hetim, por Kina refuzoi, duke iu referuar rregullave për privatësinë e pacientëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button