Boçvarski: Fluturimi i parë nga Sofja më 11 shkurt, pres zhvillim të ekonomisë dhe turizmit

Delegacioni i Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë nga ministrat resor të transportit dhe tur-operatorët nga të dy shtetet do të jenë udhëtarë të fluturimit të parë që duhet të realizohet më datën 11 të këtij muaji në relacionin Sofje-Shkup. Kompania “Guliver” është e interesuar ta realizojë fluturimin, ndërsa në këtë relacion pritet të ketë fluturime të rregullta gjatë muajit të ardhshëm, informoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski, njofton Portalb.

“Më 10 shkurt do të kemi takim në Sofje së bashku me ekipet tona të Komisionit për transport dhe infrastrukturë dhe më 11 shkurt veçmë do të organizohet fluturimi i parë nga Sofja për në Shkup ku së bashku me delegacionet nga pala jonë edhe ministri dhe tur-operatorë nga Bullgaria do të jemi pjesë e atij fluturimi së bashku. Më 11 shkurt në Shkup do të organizojmë takim të përbashkët me tur-operatorët nga Maqedonia e Veriut, ku pres të gjenden të gjithë volitshmëritë dhe mundësitë dhe opsionet më të mira për qytetarët, që në të ardhmen kjo linjë të jetë operabile dhe të mund të operojë rregullisht në relacionin Sofje – Shkup dhe gjithsesi edhe një destinacion i cili do të jetë mundësi shtesë për qytetarët”, deklaroi Boçvarski.

Pres, siç tha, zhvillim të ekonomisë dhe turizmit. “Më vjen mirë që tanimë ka kompani të interesuar – ndërsa ajo është kompania ‘Guliver’ e cila do ta realizojë këtë fluturim të parë me të cilin bëjmë me dije se me bisedime dhe me qasje pozitive mundemi të hapim më dhumë mundësi për qytetarët e tanë, për ekonominë dhe gjithsesi për zhvillim të turizmit të të dyja vendeve”, tha Boçvarski.

I pyetur se kur do të funksionojë linja e rregullt ajrore, Boçvarski potencoi se ekziston mundësi që të fillojë nga muaji i ardhshëm, duke vërejtur se propozimet rreth operimit të linjës ajrore do të shqyrtohen në takimin e 11 shkurtit.

“Pres që në takimin në Shkup më 11 shkurt tur-operatorët të cilët kanë të dhëna më të mira lidhur me të gjithë këto procedura dhe mundësitë të cilat do të ofrohen nga ana e tyre me siguri mundësia është në fillim, gjegjësisht gjatë marsit të hapet kjo linjë e rregullt ajrore. Por megjithatë, sërish do të them, pres që kjo të dalë nga ana e tur-operatorëve me përvojë, profesionistë nga të dy vendet, të cilët do t’i japin mundësitë dhe të japin propozimet e tyre, se ku është më e nevojshme të operohet kjo linjë ajrore përveç relacionit Shkup – Sofje dhe duke u nisur nga këto informata gjithsesi se do të sjellim vendim që do të jetë në interes të qytetarëve”, tha Boçvarski.

Boçvarski dhe Sabev më datën 25 të muajit të kaluar në Sofje nënshkruajtën dy dokumente për përforcim të lidhjes infrastrukturore të së dy vendeve, për linjë të drejtpërdrejtë ajrore Shkup – Sofje dhe për Korridorin hekurudhor 8. Dokumentet u nënshkruajtën pas seancës së përbashkët të së dy qeverive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button