Osmani: Një nga diplomatët me më shumë përvojë nga MPJ do të jetë ambasador në Sofje

Për ambasador në Sofje do të dërgohet një nga diplomatët me më shumë përvojë në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Qeveria e pranoi propozimin e MPJ-së për ambasador në Bullgari dhe ia dorëzoi presidentit të shtetit, informoi sot pas brifingut me gazetarët shefi i diplomacisë Bujar Osmani, njofton Portalb.

“Ambasador në Sofje do të jetë një nga diplomatët më me përvojë në MPJ dhe qëllimisht ashtu është vendosur që një diplomat me pçërvojë të dërgohet në Sofje në kushte kur dëshirojmë ta kthejmë besimin dhe t’i tejkalojmë dallimet. Megjithatë, nuk mund të komentoj për emrin derisa nuk merret agreman, megjithatë kërkesa për agreman do të thotë edhe aprovim nga ana e presidentit është marrë dhe tanimë është dërguar në MPJ-në bullgare”, tha Osmani.

Një pjesë e mediave në vend në fillim të javës përmendën emrin e Agnesa Rusit për ambasadore në Sofje, e cila ka karrierë të pasur, ndërsa për momentin është shefe e misionit të Maqedonisë së Veriut pranë BE-së në Bruksel nga viti 2018.

Maqedonia e Veriut është pa ambasador në Bullgarinë fqinje nga prilli i vitit 2020, ndërsa ushtrues detyre ambasador e ushtronte Vlladimir Kërstevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button