RMV, projekte inovative në vlerë prej 5.5 milionë euro për tetë komuna

Në seancën e parë të Komitetit drejtues të projektit “BE për komunat” me të cilin kryeson ministri i Vetëqeverisjes Lokale Goran Milevski është konfirmuar se në tre vitet e ardhshme në komunat Veles, Radovish, Tetovë, Vrapçishz, Aerodrom, Ohër, Strumicë dhe Qyteti i Shkupit do të realizohen projekte të mëdha inovative në vlerë të përgjithshme prej 5,5 milionë euro, informuan nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, njofton Portalb.

Mjetet për realizim të projekteve i siguron Bashkimi Evropian, ndërsa bashkëfinancimin prej 15 për qind e mbulon Ministria e Vetëqeverisjes Lokale me mbështetje të Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim.

“Falë mbështetjes nga BE-ja, me realizimin e këtyre projekteve do të realizohet ndryshim esencial në cilësinë e jetesës në këto komuna. Ministria e Vetëqeverisjes Lokale duke u nisur nga interesi i komnave dhe beneficionet për qytetarët e pranoi sfidën që ta sigurojë bashkëfinancimin nga 15 për qind, në çka na ndihmon Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim, me ç’rast u japim mundësi edhe komunave më të vogla që të vetëm vështirë se do të mundeshin t’i sigurojnë këto mjete”, tha ministri i Vetëqeverisjes Lokale Milevski, i cili e theksoi edhe dobinë e madhe nga mbështja teknike që e siguron Bashkimi Evropian si garanci për implementim të suksesshëm të projekteve.

Përfaqësuesi i Delegacionit të BE-së, Shtefen Hudolin informoi se komunat kanë shfaqur interes të madh me 58 aplikacione në thirrjen publike.

Nga tetë projektet e aprovuara, dy ofrojnë zgjidhje inovative për menaxhim me mbeturina të ngurta, dy projekte janë për përmirësim të mobilitetit urban, dhe nga një projekt për inkluzion social të personave me pengesa, për digjitalizim të shërbimeve lokale, për efikasitet energjetik dhe për inovacione për zhvillim të turizmit. Vlerë të shtuar të të projekteve është që implementohen në bashkëpunim me sektorin civil dhe me komuna nga vendet-anëtare të BE-së, me mundësi që projektet të replikohen edhe në komuna të tjera në shtet. Për këmbim të përvojave dhe për mbështetje të implementimit do të krijohet platformë elektronike e cila do të jetë qasëse për të gjithë komunat dhe institucionet kompetente.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button