LSDM, 100 ankesa në Gjykatën Administrative

100 padi nga LSDM-ja opozitare do të dorëzohen në Gjykatën Administrative. LSDM-ja ka paralajmëruar se do të dërgojë 100 ankesa për t’i kundërshtuar vendimet e marra nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Nga LSDM thonë se parashtrimi i ankesave bëhet për shkak të mbivotimit që u është bërë në KSHZ nga anëtarët e VMRO DPMNE-së. Sipas LSDM-së, shumica nga radhët e VMRO DPMNE-së në KSHZ, e ka shndërruar këtë organ zgjedhor në inkuizicion politik.

Argumenti i partisë së Cërvenkovskit për këtë është fakti se shumica e drejtuar nga VMRO DPMNE, i ka refuzuar të gjitha ankesat e tyre pa marrë parasysh asnjë nga vërejtjet.

Lajme të ngjashme

Back to top button