Më 17 prill do të ketë zgjedhje lokale në dy komuna të Maqedonisë së Veriut

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur aktivitetet e radhës në lidhje me zgjedhjet që duhet të mbahen më 17 prill në komunën Mavrovë-Rostushë dhe Qendrën Zhupë, transmeton Portalb.mk.

Në lidhje me aktivitetet për përgatitjen e këtyre zgjedhjeve, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka zhvilluar seancën e 44-t. Fushata zgjedhore do të fillojë më 28 mars dhe do të zgjatë deri më 15 prill, ndërsa 16 prill do të jetë heshtje.

Ndryshe, Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka shpallur zgjedhjet për këto dy komuna vetëm për kryetar komune.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button