U dënua ish-ministri i Edi Ramës me mbi 3 vjet burg

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është dënuar nga Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, raporton Klan. Nga ana e togave të zeza u vendos që të lihej në fuqi vendimi i Shkallës së Parë për shpërdorim detyre.

Tahiri u dënua me 5 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar i ulet 1/3 e dënimit. Tashmë ish-ministri do të vendoset në qeli për 3 vite e 4 muaj.

Tahiri do ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme. Ish-ministri ka të drejtën e rekursit në Gjykatën e Lartë 45 ditë nga dhënia e këtij vendimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button