Qeveria e Maqedonisë së Veriut e mbaroi mbledhjen për rritjen e pagës minimale, sindikalistët u larguan të revoltuar

Pas takimit të zhvilluar mes Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, sindikalistëve dhe punëdhënësve, zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi ka paralajmëruar që do të ketë rritje të pagës minimale, por pa saktësuar sa do të jetë rritja, transmeton Portalb.mk.

Sindikalistët kanë vlerësuar që punëdhënësit nuk janë treguar korrekt, duke e respektuar vetëm qëndrimin e tyre. Ata pas një deklaratë të shkurtë, duke paralajmëruar që kompanitë së shpejti do të mbesin edhe pa këta punëtorë, ata u larguan nga konferenca për media.

Bytyqi ka paralajmëruar që vetëm marrëveshja trepalëshe do të krijojë zgjidhje të këtij problemi, një marrëveshje ndërmjet Qeverisë, sindikalistëve të punëtorëve dhe punëdhënësve. Ai ka theksuar që ky model që ekziston për momentin për pagën minimale, nuk është i pranueshëm për të tri palët, prandaj ndryshim kërkojnë të gjithë.

Ai sqaroi që nuk u arrit marrëveshje, ndërkohë sqaroi që të hënën do të ketë mbledhje të anëtarëve të Qeverisë ku do të diskutohen ndikimet që mund të kenë propozimet e palëve. Qeveria kërkoi që zgjidhja e këtij problem ndërmjet palëve të realizohet në tavolinë.

Punëdhënësit në paraqitjen para mediave pas takimit, vlerësojnë që në bazë të projeksioneve të tyre, rroga minimale duhet të jetë mbi 16 300 denarë.

Në janar të këtij viti, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) u bëri thirrje deputetëve që të votojnë iniciativën e tyre për zgjidhje ligjore për rritjen e pagës minimale për 60 për qind të pagës mesatare ose 18.000 denarë.

Enti Shtetëror i Statistikave ka njoftuar se në muajin nëntor, rroga mesatare bruto në Maqedoninë e Veriut ka qenë 43 509 denarë, ndërsa ajo neto 29 130 denarë.

Gjithashtu, në muajin janar Qeveria e Maqedonisë së Veriut kishte premtuar rritje për 20% deri në 30% ose deri në 34 mijë denarë në katër vitet e ardhshme. Ndryshe, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në fushatën parazgjedhore parlamentare për zgjedhjet e 15 korrikut premtoi se paga mesatare do të jetë 34 mijë denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button