SHBA: Kërcënimet e Phenianit merren seriozisht

Shtëpia e Bardhë thotë se deklaratat e fundit të Koresë Veriore për “gjendje lufte” ndërmjet dy Koreve i merr “seriozisht”, përkundër historisë së “retorikës luftarake” të Phenianit.

Zëdhënësja e Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara, Caitlin Hayden, tha mbrëmë se Uashingtoni është në kontakt të afërt me Korenë Jugore.

Dje, më herët gjatë ditës, Koreja Veriore, tha se forcat e armatosura të saj kanë “hyrë në aksion ushtarak aktual” dhe se “marrëdhëniet ndërkoreane, natyrisht, kanë hyrë në gjendje lufte”.

Shtëpia e Bardhë tha se Shtetet e Bashkuara janë plotësisht të përgatitura dhe të afta t’i mbrojnë interesat e veta dhe të aleatëve të tyre në rajon.

Lajme të ngjashme

Back to top button