Hitzfeld lavdëron Behramin dhe Xhemailin

Trajneri i përfaqësueses së Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, ka lavdëruar dy mesfushorët shqiptar të Napolit, Valon Behramin dhe Blerim Xhemailin, duke thënë se ata janë duke luajtur shumë mirë.
“Behrami është një lojtar që punon si i çmendur për ekipin. Ai është i jashtëzakonshëm dhe po luan shumë mirë edhe në Serie A”, është shprehur Hitzfeld.

Ndërsa, për Xhemailin, seleksionuesi Hitzfeld është shprehur: “Edhe ai është një lojtar tjetër i rëndësishëm për ekipin. Gjithmonë di të krijojë raste shënimi dhe për të kam vetëm fjalë të mira”.

Hitzfeld e ka parasysh që Xhemaili këtë edicion po ka minutazh të vogël te Napoli, por ka thënë se këto janë vendime të trajnerit Walter Mazzarri. 

Lajme të ngjashme

Back to top button