Zhuta, i papërmbajtshëm në turneun e boksit ‘Ditët e Zahirit’ në Kosovë

Fatlum Zhuta boksieri strugan, ka shënuar suksesin e radhës në ringun e boksit duke u dalluar edhe në turneun ‘Ditët e Zaihirit’ në Kosovë, që zhvillohet çdo vit për nder të dëshmorit të kombit Zahir Pajaziti.

Zhuta në këtë turne sfidoi boksierin më të mirë nga Shqipëria, Alban Beqiri, të cilin e mundi me rezultat të pastër 3-0. Boksieri strugan u shpall edhe boksieri me teknikë më të mirë në këtë turne, ku merrnin pjesë gjithsej 30 boksierë nga të gjitha trojet shqiptare.

“Është nder dhe kënaqësi të marrësh pjesë në një turne të këtillë, kisha një përballje të fortë me boksierin nga Shqipëria, Alban Beqiri, por ja arrita qëllimit dhe e fitova këtë ndeshje. Jam i gëzuar që sukseset e tyre në këtë turne i shënuan edhe bashkvendasit e mi dhe boksierët e talentuar, Pajazit Shehu 56kg, Qëndrim Reçi 45kg dhe Egzon Kaba 40kg”, shprehet Zhuta për portalb.mk 

Fatlum Zhuta është edhe anëtar i reprezentacionit të Maqedonisë, ai thekson se është duke bërë përgatitje maksimale për kampionatin evropian i cili do të zhvillohet në muajin Maj të këtij viti, ku zhuta pretendon që të fitoi medalje dhe të kthehet si triumfues nga ky kompeticion madhështor./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button