fbpx

Sondazh: Më pak se gjysma e kroatëve vlerësojnë se anëtarësimi në BE është hap i mirë

Për 45,1 për qind të qytetarëve të Kroacisë hyrja në Bashkimin Evropian është hap i mirë, 26,6 për qind vlerësojnë se sa është i mirë aq është edhe i keq, ndërsa 25,6 për qind vlerësojnë se nuk është mirë me qenë në BE, janë rezultatet nga hulumtimi para hyrjes së Kroacisë në BE.

Anketa e Ipsos Plus për Ditarin e Nova TV është realizuar prej 27 deri më 29 mars, mbi një mostër prej 802 të anketuarve.

Në pyetjen nëse u intereson se çka ndodh në BE, 57,3 për qind janë përgjegjur në mënyrë pohuese, 40,8 për qind se nuk u intereson, ndërsa 1,8 për qind nuk kanë qëndrim për këtë.

Si anë të mira nga anëtarësimi në BE, qytetarët kroatë i vlerësojnë studimet në vendet e huaja (76 për qind), gjetjen më të lehtë të punës në vendet e BE-së (72 për qind), blerjen dhe udhëtimin më të lehtë në vendet e BE-së (65 për qind), zgjidhjen më të shpejtë të kontesteve gjyqësore (59 për qind), blerjen e automobilave me çmime më të ulëta (52 për qind), administratën më të mirë (46 për qind) dhe zvogëlimin e tatimeve të kredive (41 për qind).

Nga ana tjetër kroatët druajnë se me anëtarësimin në BE do të shtrenjtohet ushqimi (45 për qind) do të rriten çmimet e patundshmërive (35 për qind) dhe më do të jetë më e vështirë të gjendet punë në Kroaci (32 për qind). /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button