RMV, u zbuluan mbi 20 automjete me parregullësi teknike që transportonin fëmijë në shkollë (VIDEO)

Zyrtarët policor, përjashtuan nga komunikacioni 23 automjete për shkak të parregullësive teknike dhe mospërputhjeve të tjera. Gjatë kontrollit janë konstatuar 24 vepra penale nga neni 284-a i Kodit Penal, në lidhje me kryerjen e transportit publik pa licencë përkatëse dhe 68 kundërvajtje që dalin nga Ligji për sigurinë në komunikacionin rrugor, Ligji për automjete, Ligji për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë aksionit, u kontrolluan 328 automjete që kryejnë transport publik të fëmijëve në shkolla në 104 lokacione, ku u konstatuan vepra penale dhe shkelje të Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, Ligjit për automjete, ligjit për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive etj”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Pas dokumentimit të rasteve, kundër të gjithë personave përgjegjës që kanë kryer çfarëdo kundërvajtje apo vepër penale, do të ngritet kundërvajtje apo kallëzim përkatës penal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button