Vlera e tregut të facebook-ut pësoi rënie rekorde, 230 miliardë dollarë humb për një ditë

Dje, vlera tregtare e pronarit të Facebook, “Meta”, ka rënë për më shumë se 230 miliardë dollarë, një humbje ditore rekord për kompaninë. Aksionet e saj ranë për 26.4% pasi rezultatet e tremujorit të fundit të vitit 2021 zhgënjyen investitorët, raporton BBC, transmeton Portalb.mk.

Meta ka thënë më parë se numri i përdoruesve aktivë të përditshëm të Facebook ka rënë për herë të parë në historinë e saj 18-vjeçare.

Si rezultat i rënies së aksioneve të Metës, pasuria e shefit ekzekutiv Mark Zuckerberg është zvogëluar papritur për 31 miliardë dollarë, që është e barabartë me Bruto Prodhimin e Brendshëm Vjetor të Estonisë.

Meta paralajmëroi se rritja e të ardhurave gjithashtu do të ngadalësohet pasi përballet me konkurrencë të ashpër nga TikTok dhe YouTube dhe reklamuesit po shkurtojnë shpenzimet. Kompania parashikon që në tremujorin e parë të vitit të ketë të ardhura nga 27 deri në 29 miliardë dollarë, më pak se sa prisnin analistët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button