Nacionalistët e të dyja vendeve e pengojnë zgjidhjen kontestit të emrit

Ministri i mëparshëm për punë të jashtme, profesori Denko Maleski, në intervistën javore të Radios Evropa e Lirë, thotë se me vite po largohemi nga zgjidhja e kontestit të emrit.

“Ne këtë kontekst e komplikuam duke ia shtuar dimensionin e kontestit për identitetin. Duke e shtuar këtë problem nëpërmjet asaj që e quajmë shkuarje drejt antikës, praktikisht situatën e bëjmë të pazgjidhshme”, thotë Maleski.

Ai thotë se në të dyja anët e kufirit jetojnë njerëz jo shumë liberalë, të cilët jetojnë në botërat e tyre imagjinare. 

“Sikur të jetonin mendje më liberale nga kjo anë e kufirit, ata nuk do të turpëroheshin me siguri nga gjuha e tyre sllave, dhe nga fakti se identiteti bazik, ashtu si dhe gjuha, është sllave. Por ata thirren në disa teori raciste për antikuitetin dhe në disa super-njerëz prej të cilëve e kemi prejardhjen. Do të ishte mirë të ishte ashtu…por ja që nuk është. Kemi ndeshje të dy nacionalizmave, i cili e ka shndërruar kontestin në problem të ndërlikuar lidhur me identitetin, se kush janë maqedonasit e vërtetë. Para 20 vitesh, problemi parësor ishte përkufizimi i shtetit të ri Maqedoni dhe i provincës greke Maqedoni”, ka deklaruar Maleski.

Më poshtë mund ta shihni intervistën e plotë në gjuhën maqedonase. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button