Mobilizohen maqedonasit, kërkojnë ndihmën e mërgimtarëve për ta fituar Strugën

Nëpërmjet një njoftimi që qarkullon ditët e fundit në facebook  ftohen maqedonasit me origjinë nga Struga,  që jetojnë jashtë Maqedonisë të kthehen dhe të votojnë për kandidatin e VMRO-së, Vlladimir Kocoski ,në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Strugës.

Sipas këtij njoftimi harxhimet për transportin e tyre si nga ajri apo toka  do të mbulohen nga qeveria e Maqedonisë , ndërsa për informata më të hollësishme të gjithë të interesuarit do të duhet të lajmërohen në Komitetin e degës së VMRO-së në Strugë. 

Në raundin e dytë në garën për kreun e Komunës së Strugës do të jenë përballë  kandidati shqiptar Ziadin Sela dhe ai maqedonas Vlladimir Kocoski duke i shëndrruar edhe këto zgjedhje në një betejë etnike elektorale ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve .

Lajme të ngjashme

Back to top button