Afrikanojugorët u lutën për shëndetin Nelson Mandelës

Me miliona afrikanojugorë u lutën për shëndetin e heroit të tyre kombëtar, Nelson Mandela, ndërsa kishat në të gjithë vendin përfshijnë lutjet për 94-vjeçarin në meshën e tyre të Pashkëve. 

Me qindra mijëra persona u grumbulluan në kishën e “Regina Mundi” në Soveto, një simbol i luftës kundër aparteidit, mbizotërimit të pakicës së bardhë, ndaj shumicës me ngjyrë në Afrikën e Jugut.

Presidenti i parë pas fitimit të demokracisë, Mandela vuajti 27 vite burg, duke u shndërruar në një simbol të luftës për barazi shoqërore dhe demokraci.

Mandela qëndron i shtruar në spital prej katër ditësh, për shkak të problemeve në frymëmarrje.

Nuk janë publikuar detaje mbi gjendjen e tij shëndetësore apo kohëzgjatjen e trajtimit që po merr në spital.

Prej disa vitesh, presidenti i parë me ngjyrë në vendin ish-koloni britanike, Mandela është tërhequr nga jeta publike në Afrikën e Jugut, për shkak të problemeve të tij shëndetësore.

Lajme të ngjashme

Back to top button