fbpx

Në Fier arrestohet pedofili që abuzoi me të bijën

Një 58-vjeçar u arrestua nga Policia e Fierit ditën e dielë, mbi bazën e dyshimeve se ka abuzuar seksualisht me të bijën 13-vjeçare. 

Siç njoftojne mediumet shqiptare, arrestimi ndodhi në Levan dhe nëse dyshimet do të rezultojnë të vërteta, ky krim do t’i shtohet një serie abuzimesh tepër shqetësuese ndaj fëmijëve, që kanë tronditur vendin gjatë javëve të fundit.

Sipas asaj që informuan burimet zyrtare, dyshohet se shtetasi me iniciale A.G. abuzonte prej disa kohësh, në mënyrë të vazhdueshme ndaj vajzës së tij minorene.

58-vjeçari, i lindur në Tropojë, ishte zhvendosur prej disa vitesh në jug të vendit dhe jetonte në Levan, pranë qytetit të Fierit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button