Erdogani mbërriti në Kiev me shpresën që të jetë ndërmjetësues me Rusinë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan, u prit me një ceremoni zyrtare nga homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Pallatin Marinskiy në kryeqytetin Kiev, raporton Anadolu Agency, transmeton Portalb.mk.

Erdogan, i cili me ftesë të presidentit Zelensky mbërriti në Ukrainë për të marrë pjesë në takimin e dhjetë të Këshillit Strategjik të Nivelit të Lartë midis dy vendeve, vendosi një kurorë me lule në Monumentin e Ushtarit të Panjohur në Kiev në kujtim të atyre që humbën jetën në Luftën e Dytë Botërore. Ai më pas kaloi në Pallatin Marinskiy.

Presidenti ukrainas Zelensky, presidentin Erdogan e priti në portën e pallatit. Të dy liderët biseduan për një kohë, ndërsa më pas kaluan në ceremoni ku u intonuan himnet kombëtare të të dyja vendeve.

Në ceremoninë ku Erdogan shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Emine Erdogan, të dy liderët prezantuan me njëri-tjetrin delegacionet e vendeve të tyre.

Më pas liderët kaluan në takim kokë me kokë.

LEXO: A mund të ndërmjetësojë Erdogani në krizën mes Rusisë dhe Ukrainës?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button