Ekuador, të paktën 23 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga përmbytjet

Të paktën 23 persona e kanë humbur jetën dhe 47 janë lënduar nga përmbytjet dhe shirat e rrëmbyeshëm që kanë goditur kryeqytetin e Ekuadorit, Kuito, gjatë dy ditëve të fundit, raporton Anadolu Agency, transmeton Portalb.mk.

Reshjet e dendura 24-orëshe shkaktuan daljen e lumenjve nga shtretërit në perëndim të Kuitos. Pas tërheqjes së ujit, rrugët mbetën të mbuluara me baltë ndërsa ekipet e shpëtimit janë vënë në kërkim të dhjetëra të zhdukurve

Ushtria dhe banorët vendas po ndihmojnë në aktivitetet e shpëtimit dhe ka frikë se numri i viktimave mund të jetë më i madh se 23 vdekjet e konfirmuara deri më tani.

Si pasojë e përmbytjeve u shkatërrua një numër i madh ndërtesash si dhe u dëmtua edhe rrjeti i shpërndarjes së energjisë elektrike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button