RMV, hakaton studentor për krijimin e zgjidhjeve për digjitalizim të shërbimeve në arsimin e lartë

Forumi Rinor Arsimor (FRA), në kuadër të projektit “Aksion studentor për digjitalizim të shërbimeve arsimore”, mbështetur nga Fondacioni Metamorfozis, nëpërmjet projektit “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në agjendën digjitale – ICEDA”, të bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, u bën thirrje studentëve që të marrin pjesë në hakatonin studentor, në të cilin do të përpunohen zgjidhje, propozime dhe ide, të cilat do të kontribuojnë në digjitalizimin e shërbimeve në kuadër të arsimit të lartë.

Qëllimi është që studentët të kontribuojnë në përmirësimin e punës në fakultetin/universitetin ku studiojnë, që ta avancojnë gjendjen me organizimin studentor ose të mundësojnë menaxhim më të lehtë me procedurat administrative në universitete. Idetë që do të ripërpunohen në këtë hakaton, duhet t’u ndihmojnë studentëve që të ndikojnë në një problem të caktuar nga arsimi i lartë.

Hakatoni do të mbahet më 25, 26 dhe 27 shkurt të vitit 2022. Përparësi do t’u jepet studentëve që studiojnë në fakultetet nga fusha e shkencave teknike dhe informatike. Pjesëmarrja e studentëve të diplomuar dhe magjistruar në shkencat informatike është e lejuar dhe e inkurajuar.

Paraqitja mund të bëhet në mënyrë individuale apo në ekipe. Nëse paraqitjet janë individuale FRA do ta mbajë të drejtën që t’u caktojë në ekipe. Ekipet duhet që të përbëhen prej 5 studentëve. Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të punon nën mentorim të programuesve me përvojë dhe të përfitojnë njohuri në fushën e programimit.

Ekipi që do ta punojë idenë më të mirë do të fitojë mbështetje financiare prej 1.000 eurove me qëllim që të bëjë një mjet të gatshëm për përdorim për institucionet e MASH-it. Do të kenë mundësi që produktin ta prezantojnë në debatin publik në të cilin do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, studentët dhe organizatat rinore.

Paraqitja zgjatë deri më 15 shkurt 2022.

Formularin për paraqitje mund ta gjeni: KËTU.

Çdo student e plotëson formularin në mënyrë individuale, madje edhe nëse paraqitet si pjesë e ekipit. Në formular duhet që të sqarohet zgjidhja digjitale që do të dëshironit ta punonit dhe shkathtësitë programuese që i posedoni. Për pjesëmarrësit që vijnë prej jashtë Shkupit do të sigurohet akomodim dhe do të mbulohen harxhimet e rrugës.

Për pyetje shtesë mund të drejtoheni në: [email protected] ose [email protected].

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button