Sot dhe nesër stërvitje e përbashkët me avionët amerikanë F-18 në “Krivollak” 

Dy avionë luftarakë F-18 nga aeroplanmbajtësja e marinës së ShBA-së “Harry Truman” sot dhe nesër në kuadër të stërvitjes së përbashkët të NATO-s do të kryejnë aktivitete stërvitore në poligonin “Krivollak”, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Bëhet fjalë për pjesë të aktiviteteve finale të stërvitjes “Neptune Strike 22”, e cila zhvillohet në rajonin e Mesdheut në periudhën 24.01-05.02.2022.

“Aktivitetet stërvitore nga të dy avionët F-18 nga aeroplanmbajtësja e marinës ShBA-së, Harry Truman, do të kryhen në koordinim me një komponent me bazë tokësore duke kontrolluar sistemin e navigimit me objektivat tokë-ajër”, njoftoi Gjeneral-shtabi.

Siç thuhet në deklaratë, pjesëmarrja në stërvitje të tilla ushtarake nënkupton edhe përmirësimin e aftësisë për të integruar sistemin e mbrojtjes ajrore të NATO-s.

“Pas integrimit tonë të plotë në NATO dhe përfshirjes në sistemin e Air Policing, me pjesëmarrjen e avionëve ushtarakë në stërvitje të tilla, rikonfirmojmë aftësinë tonë për të marrë pjesë në mënyrë të koordinuar në të gjitha llojet e stërvitjeve të përbashkëta të NATO-s”, porositi Gjeneral-shtabi.

Gjatë vitit të kaluar, mbi “Krivollak”, në aktivitetet stërvitore ajrore morën pjesë avionët “AC-130” të Forcave Ajrore të SHBA-së në kuadër të stërvitjes së forcave speciale të ushtrisë amerikane dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut “Trojan Footprint 21”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button