Luftë me trollët rusë: Në Lituani “ushtria e xhuxhëve” lufton kundër propagandës ruse

“Fermat e trollëve” ruse – agjitatorë të organizuar në internet, identifikojnë ankesat në vende të tjera dhe më pas imponohen – hyjnë në ato debate, me qëllim për t’i ndezur. Në vend që të promovojnë ndonjë ideologji politike, trollët profesionistë rusë përqendrohen në nxitjen e emocioneve mbi tema të nxehta, të tilla si çështjet e kontrollit të armëve ose emigracioni në Shtetet e Bashkuara, për t’i kthyer më pas amerikanët kundër amerikanëve. Taktika është e thjeshtë – përçaj dhe sundo, shkruan Vërtetmatësi.

Shkruan: Ana Anastasovska

Pasi para shtatë viteve aneksoi gadishullin e Krimesë dhe për herë të parë kërcënoi Ukrainën, Rusia i shpalli luftë Evropës. Kjo luftë vazhdon ende, sidomos në internet. Në Lituani, fqinji i Rusisë dhe republika e parë sovjetike që shpalli pavarësinë nga blloku në vitin 1990, një ushtri online vullnetarësh çdo ditë dalin në internet për të luftuar fluksin e vazhdueshëm të lajmeve të rreme dhe propagandës ruse, shkruan FRANCE 24.

Një 50-vjeçar, baba i dy fëmijëve, i cili punon në një punë “normale” gjatë ditës, disa orë pas punës, por edhe gjatë pauzës, kthehet në një ushtar online që lufton me trollët rusë. Luftëtari i quajtur “Huk” në një intervistë për FRANCE 24, tha se ai monitoron faqet toksike dhe përpiqet të gjejë lajme të rreme, kryesisht në Facebook, sepse atje janë shumica e trollëve rusë.

Kohët e fundit, ai gjithashtu i ka kushtuar një pjesë të kohës së tij duke ndarë meme për ushtrinë ruse “për të treguar se Rusia nuk është aq e madhe dhe e frikshme sa duket“.

Huk e filloi misionin e tij në verën e vitit 2014, vetëm disa muaj pasi Rusia pushtoi dhe aneksoi papritur Krimenë.

“Ishte thirrje për zgjim”, kujton ai. “Shikoni, kemi qenë të okupuar për 50 vjet dhe ky kujtim këtu është ende shumë i freskët. Shumë familje lituaneze kanë të afërm që u vranë në atë kohë ose u dërguan në kampet e burgut në Siberi. Pra, për ne, liria që kemi tani është shumë, shumë e rëndësishme. Ajo që kemi bërë në këtë vend për 30 vitet e fundit është një lloj magjie.

Duke parë se çfarë po ndodhte në Ukrainë në vitin 2014, Huk dhe disa nga miqtë e tij u trembën dhe vendosën të fillonin një lëvizje rezistence në internet: “Xhuxhët lituanezë”.

Me gjithë atë që po ndodhte, ne menduam se nuk mjaftonte vetëm të uleshim të shikonim TV dhe të flisnim për gjërat. Menduam se duhej të bënim diçka dhe vendosëm se ishte shumë e lehtë të luftonim në internet.

Megjithëse lëvizja filloi me “një grup të vogël shokës, dhe më pas miq që ftojnë miq” – “xhuxhët” tani kanë një ushtri prej rreth 4.000 vullnetarësh në Lituani.

Ne jemi vërtet “dhimbje” për rusët, sepse ata duhet të paguajnë fermat e tyre të trollëve, ndërsa ne e bëjmë këtë falas …, tregon Huk.

Gjatë viteve, këta ushtarë kanë qenë dëshmitarë të të gjitha llojeve të lajmeve të rreme që depërtojnë në mediat sociale lituaneze, duke synuar politikanët, politikat diplomatike ose duke tentuar të mbjellin mosmarrëveshje të përgjithshme shoqërore për tema të rëndësishme si Covid-19, por gjithashtu përpjekje të shpeshta për të minuar besimin në NATO.

NATO është qëllimi numër një për propagandën ruse këtu. Dhe është gjithmonë i njëjti lloj i narrativit: se NATO pushton vendet baltike. Dhe ata riciklojnë këtë histori të rreme për një ushtar të NATO-s që përdhunoi një vajzë.

Arsyeja për këto sulme të vazhdueshme troll ndaj NATO-s, shpjegon Huk, është sepse “shtetet baltike, të mbeten anëtare të NATO-s, ishte shansi ynë i vetëm për të mbijetuar“.

Si funksionojnë fermat ruse të trolleve

Pa hedhur bombë ose pa gjuajtur të shtëna, kombet mund t’i bëjnë dëme të mëdha njëri-tjetrit përmes luftës kibernetike. Por të themi, edhe pa hakerim, në një termocentral apo sistem armësh, aktorët keqdashës mund ta ulin besimin tek institucionet dhe të krijojnë atmosferë përbuzje, mosbesimi dhe madje edhe dhunë mes qytetarëve, shkruan në analizën e tij kolegji “Hajnc”.

Në vitin 2014, Rusia filloi të investonte shuma të vogla parash në fermat e trolleve. Asgjë nga përmasat e një operacioni tipik ushtarak. (Shërbimet e inteligjencës do të shpenzonin një milion këtu, një milion atje)thotë Sarah E. Mendelsonprofesoreshë e shquar e politikave publike dhe drejtuese e Kolegjit Hajnc në Uashington.

Ajo vëren se deri atëherë, presidenti rus Vladimir Putin nuk kishte shumë interes për mediat sociale, si mjet. Kjo ka ndryshuar që kur Putin vuri re trazira nga qytetarët rusë që protestonin kundër korrupsionit, madje edhe kundër kthimit të tij në pushtet në vitin 2011 dhe 2012.

“Fermat e trolleve” ruse – agjitatorët e organizuar në internet – identifikojnë ankesat në vende të tjera dhe më pas përfshihen në ato debate me qëllim që t’i ndezin. Në vend që të promovojnë ndonjë ideologji politike, trollët profesionistë rusë përqendrohen në nxitjen e emocioneve mbi tema të nxehta, të tilla si çështjet e kontrollit të armëve ose emigracioni në Shtetet e Bashkuara, për t’i kthyer më pas amerikanët kundër amerikanëve. Taktika është e thjeshtë: përçaj dhe sundo.

Ata nuk i shpikin këto gjëra. Ata zbulojnë tensionet që ekzistojnë në Facebook ose Twitter dhe i përkeqësojnë ato”, sqaron Mendelson.

Është një marketing social mjaft bazik, duke përdorur mediat sociale në mënyra që janë shumë të suksesshme. Dhe nuk është shumë e shtrenjtë, duke pasur parasysh çmimin e kaosit që ata krijojnë”.

Trollët rusë i targetojnë mediat perëndimore

Hulumtimi i publikuar nga një universitet britanik në shtator 2021, zbulon se faqet e internetit të mediave perëndimore janë të kidnapuara nga trollët pro-rusë, për të përhapur propagandë dhe dezinformata në mbështetje të Kremlinit.

Instituti për Sigurinë dhe Hetimet për Krim pranë Universitetit në Cardiff, njoftoi se kishte gjetur prova të 32 platformave kryesore të lajmeve në 16 vende që ishin në shënjestër të sulmeve përmes manipulimit të seksioneve të komenteve të lexuesve të tyre. Mes tyre janë “Daily Mail”, “Daily Express” dhe “The Times” në Britani; “Fox News” dhe “Washington Post” në Shtetet e Bashkuara; “Figaro” franceze; “Der Spiegel” dhe “Die Welt” gjermane ; dhe La Stampa në Itali.

Hulumtuesit thonë se kanë gjetur 242 “story” në të cilat janë publikuar “deklarata provokuese pro-ruse ose antiperëndimore”, si reagim ndaj historive të lidhura me Rusinë.

Mediat në gjuhën ruse më pas i përdorin ato si bazë për tregime, për të sugjeruar mbështetje më të gjerë publike perëndimore për politikën ruse dhe presidentin Vladimir Putin.

Hulumtimi për aktivitetin në internet u krye gjatë tensioneve të vazhdueshme midis Rusisë dhe Ukrainës në fillim të vitit 2021. Por, nga Universiteti njoftuan se taktika ishte përshkallëzuar që nga viti 2018, në kushte të tensioneve në rritje midis Moskës dhe Perëndimit.

Martin Ines, drejtor i Institutit për Kërkimin e Krimit dhe Sigurisë, thotë se operacioni i trolling ishte “i rëndësishëm” duke pasur parasysh sofistikimin, shtrirjen dhe vëllimin e tij.

Me kidnapimin e seksionit të komenteve të brendeve të mediave perëndimore, ajo ishte në gjendje të paraqiste propagandën e saj si tregues mendimin mejnstrimshtoi ai.

Hulumtuesit përdorën teknikat e njohjes dhe zbulimit të shkencës së të dhënave, të cilët kanë treguar për fushatë të orkestruar, me profile të dyshimta të llogarive që ndryshojnë vazhdimisht identitetin dhe vendndodhjen e tyre.

Në Raport theksohet se ka prova të koordinimit midis mediave shtetërore ruse, atyre me histori të përhapjes së dezinformatave dhe vendeve të cilat nga inteligjenca perëndimore janë identifikuar se kanë lidhje me shërbimet ruse të sigurisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button