Kryeministri Kovaçevski sot po zhvillon vizitën e tij të parë në Bruksel

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot dhe nesër po qëndron për vizitë në selinë e BE-së dhe NATO-s në Bruksel, që është vizita e tij e parë prej se ka marrë funksionin e kreut të Qeverisë, transmeton Portalb.mk.

Kovaçevski sot në mëngjes fillimisht u takua me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ndërsa në takim morën pjesë edhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Bujar Osmani dhe ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska.

Kovaçevski dhe Stoltenberg mbajtën konferenca të përbashkët për shtyp rreth orës 09:30.

Sekretari i NATO-s Stoltenber përshëndeti ardhjen e kryeministrit Kovaçevski, duke shtuar se fakti që ai është kaq shpejt në Brukel, menjëherë emërimit në krye të qeverisë, sipas tij, tregon angazhimin e tij personal ndaj aleancës.

“Dy vite që kur Maqedonia e Veriut u kyç në NATO ju dëshmuat se jeni aleat i rëndësishëm. Stabiliteti i Ballkanit Perendimor është e një rëndësie të madhe për NATO-n. I përshëndes përpjekjet e Maqedonisë për promovimin e sigurisë, stabilitetit dhe progresin në rajon. Prej se Maqedonia është futur në NATO, aleanca garanton sigurinë tuaj. Diskutuam marrdhëniet Rusi-Ukrainë. Ka lëvizje domethënëse të udhtarëve rus në Bjellorusi dhe kjo është dislokimi më i madh që është par, që nga lufta e ftohtë me 30.000 trupa luftarak, forca speciale, avionë luftarak…etj”, tha Stoltenberg.

Ndërkohë kryeministri Kovaçevski tha se të qenit pjesë e NATO-s do të thotë siguri, prosperitet dhe siguri. Politika me dyer të hapura, tha ai, i mundëson Maqedonisë së Veriut që të arrijë qëllimin e madh dhe suksesin e sigurisë për ne dhe NATO-n me atë që u bë vendi i 30 anëtar.

“Kjo arritje është dëshmi për zgjedhjen tonë të lirë dhe sovrane, si dhe garanci për stabilitetin dhe sigurinë tonë kombëtare dhe rajonale në Ballkanin Perendimor. Sot jemi krenar që jemi midis aleatëve më të shpejtë që përfunduan integrimin luftarak në NATO. Me skretarin gjeneral Stoletenberg biseduam për situatën në Ukrainë, që përbën kërrcënim edhe për Evropën edhe për sigurinë ndërkombëtare. Si aleat i NATO-s, ne i bashkohemi thirrjeve ndaj Rusisë që të deeskalojë dhe të zhvillojë dialogun diplomatik. E mcësht4esim propozimin e NATO-s për mbledhje tematike me Rusinë lidhur me raportet, sigurinë evropiane, me fokus Ukrainën dhe transparencën, uljen e rrezikut dhe kontrollin e armëve. Plotësisht e mbështesim sovranitetin e Ukrainës dhe integritetin e saj territorial”, tha Kovaçevski. 

Kryeministri Kovaçevski pasdite do të takohet me kryetarin e Këshillit Evropian, Charles Michel, si dhe me kryetaren e Parlamentit Evropian, Roberta Metzola.

Të premten në mëngjes është planifikuar takim me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Kovaçevski do të takohet me deputetë të Parlamentit Evropian dhe me ish-komisionarin për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn.

Sa i përket komisionerit të BE-së për Zgjerim, Oliver Varhei, ai është rrugës, njoftoi Komisioni Evropian.

Kryeministrin Kovaçevski, përveç Osmanit dhe Petrovskës, në Bruksel do ta shoqërojë edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.

Ndryshe, Dimitar Kovaçevski në krye të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut zëvendësoi ish-kryeminsitrin, Zoran Zaev i cili dha dorëheqjen për shkak të disfatës së LSDM-së në zgjedhjet lokale, që u mbajtën më 31 tetor të vitit 2021.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button