Do të ketë rritje të pagës minimale në Maqedoninë e Veriut, të premten do të ketë përsëri takim, paralajmëroi Qeveria

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar rritje të pagës minimale, pas takimit të zhvilluar sot me sindikalistët dhe punëdhënësit, takim i cili pritet të vazhdojë edhe të premten, transmeton Portalb.mk.

“Kemi konsensus se paga minimale do të rritet. Siguroj të gjithë qytetarët që janë në kategorinë e përfituesve të pagës minimale, se së shpejti do të ketë një konsensus për rritjen e pagave minimale të tyre”, deklaroi zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi.

Ai theksoi që planifikohet që të krijohet një sistem që do të krijojë zgjidhje afatgjate, derisa Organizata e Punëdhënësve të Maqedonisë presin kompromis nga Qeveria dhe sindikalistët.

“Ne e bindëm qeverinë si partner social se paga minimale duhet të jetë realisht 60 për qind e pagës mesatare, por OPM dëshiron vetëm të përfitojë kohë deri të premten me një propozim zgjidhje fiktive”, tha sindikalisti Darko Dimovski, i cili paralajmëroi grevë të përgjithshme nëse nuk arrihet ajo që kërkojnë të premten.

janar të këtij viti, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) u bëri thirrje deputetëve që të votojnë iniciativën e tyre për zgjidhje ligjore për rritjen e pagës minimale për 60 për qind të pagës mesatare ose 18.000 denarë.

Enti Shtetëror i Statistikave ka njoftuar se në muajin nëntor, rroga mesatare bruto në Maqedoninë e Veriut ka qenë 43 509 denarë, ndërsa ajo neto 29 130 denarë.

Gjithashtu, në muajin janar Qeveria e Maqedonisë së Veriut kishte premtuar rritje për 20% deri në 30% ose deri në 34 mijë denarë në katër vitet e ardhshme. Ndryshe, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në fushatën parazgjedhore parlamentare për zgjedhjet e 15 korrikut premtoi se paga mesatare do të jetë 34 mijë denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button