REKORD, Shqipëria e 48-ta në botë, si asnjëherë më parë!

Veç faktit se tashmë jemi në valle për një vend në Botërorin e Brazilit, ekipi kuq e zi i udhëhequr nga Gianni de Biasi ka thyer një tjetër tabu, duke arritur një rezultat rekord.

Me të gjitha gjasat në renditjen e radhës së FIFA-së e cila do të publikohet më 11 prill, kuqezinjtë do të jenë të renditur mes vendit të 48-të dhe 50-të. Një renditje e jashtëzakonshme e kuqezinjve që asnjëherë në historinë e tyre nuk janë ngjitur në një shkallë të tillë.

E shumta që kuqezinjtë kanë arritur është vendi 54 në vitin 2011, ndërkohë që këtë herë do të jemi të 48-të në rastin më të mirë, duke treguar edhe një herë përparimin e kuqezinjve në këto eliminatore të Botërorit të 2014-së.

Koeficentët po i japin të drejtë Gianni De Biasit që ditë pas dite, po tregon se ka ngritur një ekip me themele. Vendi i 48-të në Botë e tregon më së miri një gjë të tillë.

Lajme të ngjashme

Back to top button