RMV, Ministria publikoi listën e re të studentëve që (nuk) janë pranuar në konviktet shtetërore

Rezultatet e konkursit që është përsëritur për studentët që dëshirojnë të qëndrojnë në konvikte studentore u publikua sot nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, transmeton Portalb.mk.

Ministria sqaroi që këto janë lista e studentëve të pranuar dhe refuzuar në konkursin e përsëritur për qëndrim në konviktet studentore shtetërorë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin akademik 2021-2022.

Në Pellagonia janë pranuar 16 studentë, Stiv Naumov 3 studentë, Koço Racin 4 studentë, Nikolla Karev 1 dhe në konviktin Pitu 9 studentë. Në këtë Konkurs, të drejtën e qëndrimit të konvikte nuk e fituan pesë studentët që kishin aplikuar në Konkursin e ripublikuar.

Ndryshe, në fillimin e vitit të ri akademik në universitetet e Maqedonisë së Veriut, Ministrja për Arsim dhe Shkencë, Milla Carovska e shoqëruar me kryeministrin Zoran Zaev, premtoi që deri në fund të vitit 2024 do të rinovohen të gjitha konviktet shtetërore.

Në muajin tetor, Ministria e Arsimit dhe Shkencës kishte publikuar rezultatet e Konkursit për pranimin të studentëve në konviktet studentore, listë ku janë studentët që janë regjistruar gjatë vitit akademik 2021/2022. Studentët e pranuar, duhet që të nënshkruajnë Marrëveshjen brenda këtyre dhjetë ditëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button