‘Hat Trick’ i Xhemailit në përballjen me Torinin

Blerim Xhemajli ka shpërthyer për Napolin duke i siguruar skuadrës napolitane një fitore të madhe në udhëtim te Torino.

Xhemajli siguroi hat trikun e parë në fanelën e Napolit duke shënuar 3 herë brenda 80 minutave në fitoren 5 me 3 të Napolit.

Dy gola të tjerë i shënoj Cavani në minutat 84 dhe 90. Për Torinon realizuan Barreto, Jonathas dhe Meggiorini.

Pas kësaj fitoreje, Napoli rikthehet në pozitën e dytë me 2 pikë më shumë se Milani.

Për Torinin në këtë ndeshje ka luajtur edhe mesfushori i kombëtares shqiptare Migjen Basha.

Lajme të ngjashme

Back to top button