200 mijë euro mesatarisht në vit për udhëtimet e Ramës

Kryeministri Rama shpenzon mesatarisht 200 mijë euro në vit për udhëtime jashtë vendit. Këto janë të dhënat e Open Data-s që prej vititi 2016, raporton EN.

Në janar, udhëtimet e kryeministrit Rama jashtë vendit kushtuan 39 mijë euro.

Ditët e fundit, PD ka sulmuar kryeministrin për udhëtime luksi me charter që kanë kushtuar mbi 120 mijë euro.

Këtë faturë, Edi Rama e ul në 345 euro, të nxjerra nga portofoli i vet për një fluturim në Gjermani.

Të dhënat e Open Data-s tregojnë se në vitin 2021, për udhëtimet zyrtare të ministrave u harxhuan 654 mijë euro.

Gjysma e këtyre parave u shpenzuan vetëm nga Ministri i Mbrojtjes, Ministri i Jashtëm dhe Kryeministri.

Kur erdhi në pushtet në 2013, Rama u zotua se bashkë me ministrat do të ishte i kursyer me çdo udhëtim, duke zgjedhur bileta dhe hotele  lira.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button