Bayerni i frikshëm, fiton 9-2 Hamburgun

Fitore e thellë e Bayern Munichut në Allianz Arena, ku Bayern mposhti Hamburgun me rezultat 9-2.

Goli i parë erdhi që në minutën e 5-të ndërsa autor ishte mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri. Shaqiri, ishte edhe kontribuesi i kryesor i golit të dytë (19’), pasi pas krosimit të tij, Schweinsteiger e dyfishoi rezultatin.

Në minutën e 30-të, Claudio Pizarro shënoi pëi për 3-0, ndërsa pas tre minutash shënoi Arjen Robben për 4-0.

Pas një goditje Xherdan Shaqirit, topin e kthyer e çon në portë Pizarro (45’) për të shënuar golin e pestë për Bayernin dhe të dytin personal.

Në minutën e 53-të, sërish shënoi Pizarro ndërsa Robben shënoi golin e dytë personal në minutën e 54-të.

Golin e tetë për vendasit e shënoi Claudio (68’), ndërsa mysafirët shënuan golin e parë përmes Jeffrey Bruma në minutën e 75-të.

Golin e nëntë dhe të fundit për Bayern e shënoi Franck Ribery (76’), ndërsa golin e 11 të takimit dhe të dytin për myasfirët e shënoi Heiko Westermann (86’).

Tani, Bayern Munichut i duhet vetëm edhe një fitore që të shpallet edhe matematikisht kampion i Gjermanisë.

Por kjo fitore ka edhe një domethënie tjetër. Bayern i drëgoi mesazh Juves se nuk do ta ketë fare të lehtë të martën mbrëma në Allianz Arena.

Lajme të ngjashme

Back to top button