“NaToçak”: Me masa për uljen e shpejtësisë në rrugë, komunat të parandalojnë aksidentet e trafikut me fatalitet

Çlirimi, rregullimi dhe zgjerimi i trotuareve dhe zonave të këmbësorëve, rregullimi i shtigjeve dhe korsive për biçikleta, kalime të ngritura për këmbësorë, shikani-gunga në rrugë, mikro rreth- rrotullime, ngushtimi i korsive që të imponohet ulje e shpejtësisë në rrugë deri në 30 km/orë përkatësisht 20 km/orë. Këto janë kërkesat të cilat iniciativa civile “NaToçak”, i ka dërguar me një shkresë Qytetit të Shkupit dhe të gjitha komunave të Shkupit pas aksidenteve të fundit të trafikut me pasoja fatale për këmbësorët, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Ne si iniciativë, por edhe si qytetarë, kërkuam prej autoriteteve që të ndajnë informacione për atë si planifikojnë ta trajtojnë këtë problem brenda një kohë sa më të shkurtër, duke marrë masa konkrete, për të cilat nisma “NaToçak” alarmon qysh në fillimet e ekzistencës së saj. vazhdimisht tashmë 10 vite”, thonë nga “NaToçak”.

“NaToçak”shtojnë se mënyra si janë projektuar rrugët nuk është e sigurt dhe zgjidhjet e trafikut gjithandej nëpër Shkup bëjnë që këmbësorët dhe çiklistët të jenë pjesëmarrësit më të rrezikuar në trafik, megjithëse duhet të jenë më të mbrojturit.

“Edhe pse teoria (edukimi) thotë se këmbësorët kanë përparësi, kur komunat i trajtojnë këmbësorët si më pak të rëndësishëm në planifikimin e rrugëve, kjo reflektohet në perceptimin dhe trajtimin e drejtuesve të mjeteve dhe kështu çrregullohet sistemi i sigurisë”, e theksojnë ata, duke shtuar se fokusi gjatë ndërtimit të rrugëve nuk duhet të jetë shpejtësia ose mundësimi i parkimit të paligjshëm falas.

“NaToçak” kërkojnë nga Qyteti i Shkupit dhe komunat e Shkupit pasqyrë dhe pjesëmarrje me kritika konstruktive në planet për përmirësimin e sigurisë në komunikacion. Gjithashtu, ata u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që personalisht t’u dërgojnë letra komunave të tyre, kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve për t’i ndarë pikat kritike ku ata mendojnë se është cenuar siguria e tyre në komunikacion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button