Pacientët pozitiv në COVID-19, prej sot me emër, mbiemër dhe adresë në faqen e ISHSHS

Emri, mbiemri dhe adresa e qytetarëve të infektuar me COVID-19, prej sot do të publikohen në ueb-faqen e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor Sanitar (ISHSHS). Në vend printimit në letër, dorëzimi i vendimeve për izolim, do të bëhet në mënyrë tjetër. Izolimi do të fillojë, prej kur emri dhe adresa e qytetarit pozitiv në COVID-19 do të publikohet në ueb-faqen e Inspektoratit dhe kjo do të llogaritet se e ka pranuar vendimin për izolim. Këtë mënyrë e ka miratuar mbrëmë edhe Qeveria, njofton Portalb.mk.

“Vendimi qeveritar përfshin mënyrë të re të dorëzimin elektronik për izolim. Sipas ligjit tonë, ato patjetër duhet që t’u dorëzohen personave pozitiv dhe personave që kanë pasur kontakte me ata, megjithatë Maqedonia është vendi i vetëm në Evropë në të cilën ata jepen në këtë mënyrë, me mënyrë joadekuat dhe jo të pranueshëm, me një sërë letrash. Problemi është parë më herët, megjithatë tani është në pajtim me rekomandimet e reja për shkurtimin e izolimit. Mënyra e këtillë e publikimit elektronik të vendimit është e ligjshme pasi që do të kryhet me të dhëna të filtruara të lejuara nga Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, thotë për “Slloboden Peçat”, drejtoresha e ISHSHS-së, Sotirova Buhova.

Vendimet për izolim prej sot do të publikohet në ueb-faqen e Inspektoratit, a një herë në javë në mënyrë të grupuar do të publikohen edhe në Gazetën Zyrtare, me çka do të vlerësohet se janë dhënë. Të dhënat e vetme që do të përmbahen në këto publikime do të jenë, emri, mbiemri dhe adresa, e personave që do të jenë në izolim. Të dhënat janë ato që pacientët vetë i kanë dhënë gjatë testimit në laborator.

Ministria e Punëve të Brendshme, në të njëjtën mënyrë edhe deri tani i ka marrë listat para se të fillojë me publikim Inspektorati, kështu që kontrolli nga ana e MPB-së nuk do të ndryshojë.

Tanimë nuk do të shkruhen vendime për izolim me dorë, por vetëm dorëzimi do të jetë i ndryshëm. Sa kohë do të jetë në izolim pacienti, varet prej mjekut të tij amë dhe simptomatologjinë. Inspektorati nuk ka evidencë se cilët prej pacientëve kanë simptoma dhe cilët jo.

Nëpërmjet sistemit “Termini im”, çdokush që e ka kaluar COVID-19, nëpërmjet “vakcinacija.mk” do të mund të marrë certifikatë për kalimin e virusit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button