Gruaja nga Velesi që vrau partnerin në vetëmbrojtje është akuzuar për vrasje me dënim më të butë

Prokuroria e Velesit ka ngritur aktakuzë kundër 23 vjeçares nga Velesi për vepër penale – vrasje çasti nga neni 125 i Kodit Penal, e cila sipas informacioneve ka vrarë bashkëshortin e saj në vetëmbrojtje, i cili e kishte malltretuar fizikisht. Ndryshe nga vrasja klasike ku dënimi është nga 5 vjet deri në burg të përjetshëm, tek Vrasja e çastit maksimumi është 5 vjet, transmeton Portalb.mk.

Neni 125 i Kodit Penal thotë:

“Kushdo që privon në çast një tjetër nga jeta, pa faj në gjendje nervozizmi të fortë me sulm ose fyerje të rëndë ose si pasojë e dhunës në familje nga i vrari, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet”.

Ngjarja ka ndodhur më 29 shtator 2021 si pasojë e dhunës në familje, pas çka ajo ka vrarë personin A.R, me të cilin jetonte në bashkësi jashtëmartesore.

“Pasi që ishin kthyer në shtëpi, pasi kishin qenë mysafir, A.R. në gjendje të dehur ka nisur një debat verbal me të pandehurën duke i thënë fjalë poshtëruese. Ajo është futur në dhomën e gjumit dhe është shtrirë në shtrat për të fjetur, por ai shkoi tek ajo, e kapi për pizhamet dhe e tërhoqi zvarrë në kuzhinë, duke e goditur në kokë, vesh dhe shpatullën e majtë, si dhe me shkelma në kofshën e majtë. Pastaj e ka kapur fort nga krahët rreth qafës për ta mbytur. E pandehura ka rezistuar dhe i është lutur që ta lëshojë, pas çka në një moment ajo ka marrë një thikë nga tavolina dhe e ka goditur me thikë në zemër. Si pasojë e therjes është ndërprerë funksionimi i zemrës tek A.R., pas çka ka ardhur deri te vdekja”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Nga atje informojnë se për shkak se kishte shenja rreziku për arratisjen e të akuzuarës, së bashku me aktakuzën është paraqitur propozim për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak të përcaktuar për sigurimin e prezencës së të pandehurit gjatë procedurës penale.

E pandehura më datë 29.09.2021, në shtëpinë e familjes ku banonte, pa fajin e saj, në gjendje nervozizmi të fortë si pasojë e dhunës në familje, ka privuar nga jeta në çast tashmë të ndjerin A. R. me të cilin jetonte në një lidhje jashtëmartesore.

I ndjeri ishte polic në SPB Veles, në dy raste ishte dënuar me kusht për dy vepra në Gjykatën Themelore Veles.

Ndërkohë për këtë vendim ka reaguar Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriu, të cilët konsiderojmë se në rastin konkret bëhet fjalë për një akt vetëmbrojtjeje, gjegjësisht institut të mbrojtjes së nevojshme dhe jo vepër penale “vrasje çasti”.

“Spas informatave në dispozicion dhe deklaratave të dëshmitarëve të transmetuara në media, Iloska ka qenë në lidhje me policin e Velesit për disa vite me radhë, i cili paraprakisht ka qenë i dënuar për zhvatje dhe vepra të tjera penale. Gjatë lidhjes së tyre, ajo është dhunuar dhe rrahur shpesh. Duke qenë se vrasja ka ndodhur në momentin kur i ndjeri ka ushtruar dhunë fizike dhe ka rrezikuar drejtpërdrejt jetën e viktimës, paraqitjen indiciet se bëhet fjalë për mbrojtje të nevojshme, gjë që konfirmohet edhe në deklaratën e Prokurorisë”, thuhet në reagimin e Komitetit të Helsinkit. 

Prandaj, Komiteti i Helsinkit kërkon nga gjykata që në këtë rast të veprojë me kujdes të duhur dhe t’i marrë parasysh të gjitha faktet vendimtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button