Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë kërkesën e Karakamishevës për shfuqizimin e Marrëveshjes së Prespës

Në seancën e saj të tretë, sot Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë kërkesën që të shfuqizohet Marrëveshja e Prespës, e dorëzuar nga profesoresha Tanja Karakamisheva në vitin 2019-të, njofton Portalb.mk.

Karakamisheva ka kërkuar “mbrojtje të lirive dhe të drejtave”, gjegjësisht ka theksuar se “është e shkelur e drejta e ndalimit nga diskriminimi në bazë të përkatësisë etnike dhe të drejtës së lirisë së besimit, vetëdijes, mendimit dhe shprehjes publike nga neni 110 paragrafi 1 alineja 3 nga Kushtetuta, të garantuara me dokumente ndërkombëtare”.

“Parashtruesja konsideron se shkelja e të drejtave të mësipërme është kryer me nënshkrimin e një akti individual, përkatësisht nënshkrimit të “Marrëveshjes përfundimtare për zgjidhjen e dallimeve të përshkruara në Rezolutat 817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për ndërprerjen e rëndësisë së Marrëveshjes së përkohshme të vitit 1995 dhe për vendosjen e partneritetit strategjik ndërmjet palëve të lidhur në Prespë (Nivicë) Greqi më 17.06.2018 ndërmjet “Palës së parë” Greqisë të përfaqësuar nga ministri i jashtëm Nikos Koxias dhe “Palës së dytë” (shteti pa emër) i përfaqësuar nga ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ndryshe, Marrëveshja e Prespës është ngjarja më e rëndësishme që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut, e cila zgjidhi një kontest 27 vjeçar për çështjen e emrit, pasi që Greqia pretendonte se emri dhe flamuri i shtetit janë simbole greke dhe se në të ardhmen Maqedonia mund të ketë pretendime territoriale ndaj një rajonit të saj, e cila gjithashtu quhet Maqedoni. Sipas kësaj marrëveshje, Maqedonia e ndërroi emrin e saj dhe e bëri Maqedonia e Veriut.

Opozita si ajo greke, por edhe ajo në Maqedoni të njëjtën nuk e pranuan dhe e shpallën si tradhti ndaj popullit. Në një linjë me to ishte edhe presidenti Gjorge Ivanov, i cili madje i mbronte dhe protestuesit prorus të cilët bllokonin rrugët për shkak të nënshkrimit të marrëveshjes. Profesoresha Tanja Karakamisheva, e cila e ka dërguar marrëveshjen në Gjykatën Kushtetuese, është e afërt me opozitën, e cila si asokohe edhe tani nuk e pranon këtë marrëveshje, pavarësisht se tani, e ka zbutur fjalorin.

Nga ana tjetër, bota perëndimore e përshëndeti arritjen e marrëveshjes historike. Të gjitha shtetet e BE-së, por edhe SHBA-të, i uruan palët për tejkalimin e kontestit 27-vjeçar mes dy vendeve.

LEXO: Marrëveshja e Prespës i solli Maqedonisë së Veriut anëtarësim në NATO dhe fillim të bisedimeve me BE-në

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button