fbpx

Ilaçet e Kinës shiten si prodhime “Made in Kosova”

Sado që në paketimet e tyre mund të shkruajë “Made in Kosova”, një sasi e barnave që iu vendosen banderola të prodhuesve vendorë, janë me origjinë nga Kina. Një hulumtim i gazetës “Tribuna” ka vërtetuar se kompania “Prima Pharm”, që konsiderohet prodhuese e barnave, nuk i prodhon një sasi të madhe të ilaçeve në Kosovë, sado që Agjencia Kosovare për Produkte Medicinale (AKPM), atyre ilaçeve u vendosë banderola si prodhime të Kosovës. Edhe në paketimet e ilaçeve shkruan se ato janë të prodhuara në Kosovë.

Gazeta ka zbuluar se ilaçi Ibuprufen 400 mg në treg shitet për prodhim vendor, kurse atë e prodhon kompania kineze “CSPC Ouyi Pharmaceutical Co. Ltd”. Ky prodhues kinez i ilaçeve, madje ka lëshuar edhe certifikatë për analizën e barit, që ia ka përcjellë kompanisë “Prima Pharm”, e cila merr primatin e prodhuesit të këtyre ilaçeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button