Shpati rrëfehet për ndarjen me Afërditën

Shpat Kasapi, ka pranuar të flasë për ish të fejuarën e tij, Afërdita Dreshaj. Në një intervistë për ‘Bluetooth’ Shpati ka ndarë  me lexuesit arsyet që ndikuan në marrjen e një vendimi pa kthim për të. Ai ka thënë se nuk ndihet i lënduar pas ndarjes nga Afërdita, duke qenë se vendimin e ka marrë vet ai, ndërsa ka thënë se ndarja është definitive dhe se ata nuk do të jenë kurrë më çift.

“Kohët e fundit mosmarrëveshjet sa vinin e shtoheshin, për pasojë nuk ia vlente më të vazhdonim një marrëdhënie që nuk po na sillte lumturi”, ka theksuar Shpati në intervistën ekskluzive për Bluetooth, duke shtuar se xhelozia nuk ka qenë arsyeja kryesore, porse “gjithsesi të qenit larg, të bën të mendosh edhe gjëra të paqena”.

Largësia ka qenë një arsye e fortë për përfundimin e lidhjes së tyre, ndërsa një ndikim të madh kanë pasur edhe fotografitë e shumëpërfolura të Afërditës me aktorin e famshëm, Leonardo DiCaprio.
“Ndikoi edhe kjo histori, po. Megjithëse mendoj se Afërdita nuk më ka gënjyer-tradhtuar, sedra dhe karakteri im prej mashkulli nuk ma bën të lehtë pranimin e fotove dhe komentimin e tyre më pas”, ka shtuar Shpati.

Ai ka thënë se e ka pasur shumë të vështirë ta merrte vendimin për ndarje, sepse kishin histori të gjatë dhe kishin pasur qëllime serioze për vijimësinë e saj. Ndërkaq, lidhjen me modelen e ka përshkruar “si një histori të bukur”.

Lajme të ngjashme

Back to top button