Kasami rezultoi pozitiv me Covid19

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, informoi se është infektuar me COVID-19, transmeton Portalb.mk.

Në Facebook, Kasami shkruan se do të izolohet, ndërsa detyrat e kryetarit të komunës do të bëjë nga shtëpia.

“Dua të ju informoj se pas rezultateve të marra kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Në bazë të rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë do i respektoj të gjitha masat anti-covid duke u izoluar. Gjatë kësaj periudhe obligimet e mia si Kryetar i komunës së Tetovës do t’i kryej nga shtëpia. Ju bëj thirrje të gjithëve që të mbani maskë dhe të kujdeseni për shëndetin Tuaj!”, ka shkruar Kasami.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button