Pendarovski: Kemi përforcuar kapacitetet për luftimin e propagandës antiperëndimore

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot ka deklaruar se, pas referendumit dhe ndryshimit të emrit të shtetit, është rritur propaganda antiperëndimore. Pendarovski tha se, ka propaganda e cila thotë se nuk ju duhet aleanca perëndimore, NATO dhe Bashkimi Evropian, megjithatë kanë përforcuar kapacitetet për luftimin e saj dhe kanë edhe mbështetjen e aleatëve të NATO-s në këtë drejtim, shkruan Portalb.mk.

“Nga viti 2018 nga referendumi ynë për ndryshim të emrit ato presione ai lloj i propagandës, tani i quajnë kërcënime hibride e kështu me radhë, janë përforcuar, megjithatë ne po ashtu ne kemi përforcuar kapacitetet që i kemi në atë sferë sepse na ndihmon shumë anëtarësimi në aleancë dhe ekspertiza dhe çdo lloj mbështetje tjetër dhe shkëmbimi i informatave që i marrin prej atje. Kështu që, ekziston, luftojmë kundër asaj dhe mendoj se jemi relativisht të suksesshëm. E dini se edhe shtetet më të mëdha dhe më të fuqishme në botë nuk mund të parandalojnë ndikim në zgjedhjet e tyre, të mos i numëroj shtetet, i dimë të gjithë. Është e qartë se ndikim në atë aspekt ka pasur dhe do të ketë, megjithatë mendoj se jemi të ekipuar shumë më mire dhe të aftësuar me kapacitetet e brendshme të neutralizojmë atë presion”, tha Pendarovski.

Në konferencën e mbajtur pas seancës së Këshillit të Sigurisë, i pyetur se, në çfarë mënyrë është e përgatitur Maqedonia e Veriut t’i përgjigjet propagandës ruse dhe a janë të lokalizuara dhe cilat janë qendrat e përhapjes së dezinformatave dhe propagandës ruse në Maqedoninë e Veriut, Pendarovski tha se nuk mund të jap informata konkrete, pasi bëhet fjalë për informata të klasifikuara, por siguroi se ndërmerren aktivitete për neutralizimin e tyre.

“Në atë pjesë nëse komentojë publikisht do të duhej të hyj në atë që nënkupton informatë e ndjeshme apo e klasifikuar. Kuptohet se burime të dezinformatave që nuk vijnë vetëm nga burimi që ju e lokalizoni nga vende të tjera, jo vetë, shtete por edhe etnitete dhe grupe edhe individë nëpër botë ne i lokalizojmë me ndihmë të partnerëve tanë aleatë tani më të suksesshëm të NATO-s. Megjithatë diçka ndërmerret në atë masë, megjithatë nuk mund të jem specifik të konkretizojë në atë aspekt sepse ka aktivitete drejtuar shtetit tone që nuk janë në përputhje me interesat tona nacionale dhe shtetërore, që tentojnë që ta cenojnë atë. Ka aktivitete dhe përpjekje të përbashkëta të institucioneve tona që ta neutralizojnë dhe ta pamundësojnë atë depërtim”, tha ai.

Në lidhje me dezinformatat për konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë, Pendarovski tha se Ukraina ka raporte partneriteti me NATO-n por nuk është anëtare e NATO-s, prandaj porositi se nuk duhet të besohet në propagandat se NATO si aleancë do të angazhohet në territorin ukrainas në rast se ka luftë.

“Ajo nuk do të ndodhë. Është krejtësisht diçka tjetër nëse ju mund të ndihmon në bazë bilaterale, megjithatë trupa të NATO-s, përfshirë edhe ushtrinë tonë, nuk do të shihni në veprime luftarake në territorin ukrainas, në rast se tensionet atje arrijnë në nivelin e konfliktit të hapur”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button