LPFM, Renova fitore të sigurtë ndaj Rabotniçkit

Me ndeshjen Renova – Rabotniçki, ka nisur sot java e 22 e Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë. Skuadra e Renovës arriti ti gëzohet fitores me rezultatin 3:1, ndërsa rezultatin e kësaj ndeshje e hapi Siljanovski në minutën e 39-të.

Pas tre minuta lojë në listën e golashënuesve u regjistrua edhe Ristov dhe ishte 2:0 në të mirë të “xhepçishtasve”.  Në fraksionin e dytë të kësaj përballje ku Renova, dominoi në tersi Gafuri në minutën e 52 e riti avantazhin  në 3:0 dhe këtu u bë e qartë se vendasit do i fitojnë pikët. Stupiq në minutën e 75 të ndeshjes e vendosi rezultatin përfundimtar Renova 3 , Rabotniçki 1.

Kjo është humbja e parë e Rabotniçkit në këtë pranverë, ndërsa Renova me këto tre pikë, doli në pozitën e gjashtë nga e largoi po skuadrën nga “parku i qytetit”. Sonte në ora 19:00 në arenën “Filipi i Dytë” do të zhvillohet përballja mes Vardarit dhe Bregallnicës. Katër ndeshjet e tjera të javës së 22-të, në program janë të dielën me fillim në ora 16:00, ku Drita do luaj në terren vendas me Matlurgun, ndërsa Shkëndija do udhëtojë për në Kratovë. Horizonti do të luaj me Pelisterin , kurse Teteksi me Napredokun.

LPFM Java e XXII
Renova 3:1 Rabotniçki
Vardari – Bregallnica 
Drita – Metalurgu
Sileksi – Shkëndija
Horizonti – Pelisteri
Teteksi –  Napredoku

Lajme të ngjashme

Back to top button