U arrestua edhe një person tjetër në lidhje me sulmin seksual ndaj 15 vjeçares nga Tetova

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arritur të arrestojë sot edhe të dyshuarin e dytë në lidhje me rastin ku dyshohet se është sulmuar seksualisht një 15 vjeçare nga Tetova, transmeton Portalb.mk.

“U arrestua 18-vjeçari M.K. nga fshati Rashçe-Saraji i Shkupit i dyshuar dhe u dorëzua kallëzim penal se së bashku me personin A.D. (54) nga Haraçina e Shkupit, të cilët më 29.01.2022 në disa vende të Tetovës kanë kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur nga Tetova”, sqarojnë nga Policia.

Me kërkesën e Prokurorisë Themelore Publike dhe vendimin e Gjykatës, ai së bashku me 54 vjeçarin, do të dërgohet në paraburgim për 30 ditë.

“E dëmtuara 15 vjeçe, përmes rrjeteve sociale është njoftuar me të dyshuarin 18 vjeçar, banor në fshatin Rashçe, Komuna e Sarajit, dhe janë pajtuar që të takohen në Tetovë. Në takimin e caktuar më 29 janar, 18 vjeçari arriti me të dyshuarin e dytë, 54 vjeçarin, banor i Haraçinës”, sqarojnë nga Prokuroria, duke theksuar që në periudhën nga ora 10 deri në orën 16, në vende të ndryshme kanë kryer dhunë seksuale ndaj saj.

Ndryshe, Sektori për Punë të Brendshme Tetovë dje njoftoi se në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, privuan nga liria 54-vjeçarin A.D. nga Haraçina e Shkupit, për shkak të dyshimeve se së bashku me një person të mitur nga Shkupi me të cilin kishte mbajtur kontakte në rrjetet sociale, më datë 29-të të këtij muaji, kanë kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur nga Tetova.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button