Fitorja e Selës në Strugë, e bën Ohrin me deputet shqiptar

Fitorja e pritshme e kandidatit të PDSH-së ,Ziadin Sela, në garën për kreun e Komunës së Strugës, do rezultojë me dorëheqjen e tij nga posti i deputetit,fakt që do pasohet edhe me zëvendësimin e tij në parlamentin e vendit.

Në postin e deputetit Ziadin Selën, pritet t’a zëvendësoj Bekim Qoku, nga qyteti i Ohrit , i cili renditet i dyti në listën e kandidatëve të PDSH-së, për deputet të Njësisë së pestë zgjedhore të prezantuar në zgjedhjet parlamentare të 2011.

Bekim Qoku, është i arsmuar në Tiranë, në drejtimin e Socilogjisë në profilin filozofik .Qoku është njohës i disa gjuhëve të huaja, duke filluar me gjuhën angleze gjermane si dhe i disa gjuhëve të fqinjëve tanë të Ballkanit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button