Sela falenederon qytetarët, do të jem kryetar për të gjithë struganët

Kandidati i Partisë Demokratike shqiptare për kreun e komunës së Strugës, Ziadin Sela, përmes një konference për shtyp, publikisht falënderoi elektoratin shqiptar për qytetarinë dhe kulturën e treguar gjatë zgjedhjeve të 24 marsit si dhe për mbështetjen që i dha atij në garën për kreun e komunës së Strugës.

Sela gjithashtu vlerësoi lartë edhe korrektësinë kundërkandidatit të tij nga BDI, Arben Labënishti ndaj të cilit shprehu falënderime për mbështetjen që i ofroi për raundin e dytë zgjedhor në komunën e Strugës.

” Fillimisht dua të faleminderoj të gjithë qytetarët e Strugës për angazhimin maksimal që e dhanë më 24 mars, që mbi të gjitha zgjedhjet të jenë të qeta dhe demokratike. Ju faleminderoj që në mënyrë të civilizuar dhe kulturuar shprehët vullnetin tuaj dhe në të njëjtën kohë ju faleminderoj për përkrahjen që më dhatë si kandidat, që përkrahët programin tonë politik. Në të njëjtën kohë shfrytëzoj rastin që të faleminderoj kundërkandidatin tim për gjestin demokratik që bëri menjëherë atë natë sapo përfunduan zgjedhjet, i cili më uroi fitoren dhe në të njejtën kohë premtoi se bashkërisht do të angazhohemi në fushatën për raundin e dytë, që poashtu të qetë dhe në mënyrë të civilizuar të rezultojë në shprehjen e vullnetit të shumicës, që do të thotë fitoren time si kandidat dhe me këtë fitoren e të gjithë qytetarëve të Strugës” shtoi Sela. 

Sela dërgoi një  mesazh deri tek oponentët e tij maqedonas, që ta respektojnë vullnetin e shumicës. Shumica në Strugë është shqiptare dhe natyrisht që ajo do të udhëhiqet nga shqiptarët. Kandidati i PDSH-së për Strugën apeloi deri tek faktori ndërkombëtar që në këtë raund të dytë të monitorojnë me kujdes zgjedhjet që ato të zhvillohen në mënyrë fer dhe demokratike.

“ Do të doja t’i drejtoja një apel faktorit ndërkombëtar, që të angazhohen në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, të japin angazhim maksimal në mënyrë që të pengojnë shantazhimet, kërcënimet, blerjen e votave, të cilën oponentët tonë tani në raundin e dytë kanë nisur ta bëjnë me të madhe. Në të njëjtën kohë shfrytëzoj rastin që t’ju jap një mesazh të gjithë qytetarëve, të dalin në mënyrë sa më masovike, në mënyrë të civilizuar dhe të qetë, të ruajnë gjakftohtësinë dhe mos bëhen preh e provokimeve dhe që më 7 prill, të gjithë bashkë të fetojmë” tha Sela. 

Ziadin Sela në përmbylljen e fjalës së tij theksoi se është koha për ta realizuar ëndrrën tonë dhe të fëmijëve tanë për Strugën. Unë do të jem kryetar i njejtë i të gjithë qytetarët të Strugës, pa marr parasysh bindjet e tyre partiake, programi ynë për strugën është gjithëpërfshirës dhe ne do të punojmë në interes të të gjithë qytetarëve përfundoi Ziadin Sela prononcimin e tij për mediat. 

Ndërkohë vlen të theksojmë se kandidati i VMRO-së për qytetin e Strugës, Vllado Koçovksi tashmë kam filluar fushatën elektorale, ai sot në Strugë pati takimeve qytetarët të cilëve ju kërkoi mbështetjen për raundin e dytë.

Lajme të ngjashme

Back to top button