UKM u rëndit më i miri në vend, por përgjithësisht gjendemi në fund të listave botërore

Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” (UKIM) mbetet institucioni i arsimit të lartë i renditur më mirë në vend në listën botërore të universiteteve sipas rënditjes Webometrics të Universiteteve Botërore (Webometrics). UKIM në renditjen e universiteteve të janarit është në vendin e 1594-të, pra 100 pozita më poshtë krahasuar me renditjen e korrikut 2021, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Vendin e dytë në vend e ka Universiteti “Goce Dellçev” nga Shtipi, i cili renditet në vendin e 3711-të në mesin e universiteteve botërore, për dallim nga pozita e 3153-të që zinte në renditje gjashtë muaj më parë.

I treti në listë është Universiteti i Evropës Juglindore nga Tetova, i cili në janar të këtij viti është në vendin e 4547-të, ndërsa vitin e kaluar në korrik ishte në pozitën e 4094-të në renditjen botërore.

Vlerësimi i Universitetit Shtetëror të Tetovës është në pozitën e 4610-të në renditje në janar 2022, krahasuar me vendin e 4475-të që fitoi në korrik 2021.

Universiteti “Shën Kliment Ohridski” nga Manastiri në listën botërore në janar 2022 zë vendin e 6304-të, ndërsa në renditjen e mëparshme të Webometrics ishte në pozitën e 5439-të.

Ndër pozitat kryesore të renditura nga gjithsej 22 institucione të arsimit të lartë në vend, ka një përmirësim të renditjes në janar 2022 krahasuar me korrikun 2021 në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik në vendin e 8877 dhe Universitetin e Shkencave dhe Teknologjisë së Informacionit nga Ohri e cila gjendet në pozitën e 14,444 në listën botërore të universiteteve më të mira.

Ndryshe, në renditjen e fundit në mesin e 500 universiteteve më të mira të në botë rradhiten Universiteti i Beogradit, si dhe institucionet kryesore të arsimit të lartë nga Republika Çeke, Polonia, Greqia, Sllovenia dhe vende të tjera në Evropën juglindore dhe qendrore. Pozicionin e parë, si universiteti më i mirë në botë në janar 2022 renditet Universiteti i Harvardit në Shtetet e Bashkuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button