RMV, UNSHM-ja mirëpret vendimin e MASH-it për fillimin e mësimit me prezencë fizike

Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme (UNSHM) vendosi njëzëri të rikonfirmojë qëndrimin e miratuar dy vite më parë se mësimi duhet të zhvillohet në shkollë. Prandaj, Unioni e mirëpret vendimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) për të filluar mësimin me prezencë fizike prej sot, këtë qëndrim ata ndajnë me Komisionin për Sëmundje Infektive dhe UNICEF-it, raporton Portalb.mk.

Përmes një kumtese UNSHM ka mirëpritur vendimin e MASH-it për fillimin e gjysmë vjetorit të dytë me prezencë fizike për të gjithë nxënësit në gjitha shkollat e vendit, sepse sipas tyre kjo ka qene edhe kërkesë që e kanë parashtruar qysh nga viti i kaluar, duke vlerësuar se shkollat duhet të jenë të fundit që duhet të mbyllen dhe të parat që duhet të hapen.

“Nëse ka një përkeqësim, atëherë ju rekomandojmë të ndiqni modelin e përzier – jo plotësisht online. Së pari, të gjithë nxënësit e shkollave të mesme, por edhe pjesëtarët e publikut të gjerë, janë të vetëdijshëm se cilësia e mësimdhënies është në një nivel shumë më të lartë kur mësimi mbahet në klasë në krahasim me distancë. Për më tepër, notat nuk mund të kontrollohen në mënyrë adekuate në mësimdhënien online, ndërsa prania fizike siguron vërtetimin e duhur“ thonë nga UNSHM.

Për sa i përket shëndetit fizik të nxënësve, tashmë në shkolla ka protokolle rigoroze që e mbrojnë këtë, pikërisht për shkak të një amendamenti të propozuar nga Unioni në Protokoll, është vendosur shërbimi disiplinor në shkolla gjatë pushimeve.

Ata vlerësojnë se vendimi për të mbajtur mësimin në shkollë u mundëson nxënësve të shkollave të mesme të shoqërohen dhe u jep psikologëve të shkollës një shans për të folur me nxënësit e tyre për shëndetin e tyre mendor.

Ata përfundojnë duke thënë se „në një kohë kur ekonomia funksionon normalisht pa asnjë kufizim, në një kohë kur të gjithë sektorët e tjerë të parëndësishëm kanë plot vizitor, ne si shoqëri nuk duhet të lejojmë që arsimi të bëhet kundërshtim. Thjesht duhet të jetë në radhë të parë. UNSHM beson se semestri nuk duhet të fillojë nga distanca, por me prani fizike në shkollë sepse mësimi do të jetë cilësor dhe interaktive, nota do të jetë e vlefshme, shëndeti fizik do të ruhet, shëndeti mendor do të ruhet, dhe socializmi mes nxënësve do të vazhdojë në shkollë”.

Përkujtojmë që viti shkollor 2020/21 në Maqedoninë e Veriut ka filluar dhe mbaruar në formë online në shumicën e shkollave të mesme dhe fillore, ndërsa viti shkollor 2019/2020 ka mbaruar në formë online.

Ndryshe, Qeveria më 18 janar ka marrë vendim që mësimi në shkollat e Maqedonisë së Veriut të mos fillojë më 20 janar, por të shtyhet më 1 shkurt, për shkak të përkeqësimit të situatës me pandeminë. Numri i ditëve mësimore në vitin shkollor 2021/2022 në shkollat ​​fillore dhe të mesme në kushte emergjente të jetë 172 ditë mësimore, që do të thotë se pushimi dimëror i nxënësve ka zgjatur deri me një shkurt, sërish viti shkollor do të përfundojë më 10 qershor.

Pas këtij vendimi do të ketë përshtatje të planprogrameve në mënyrë që të plotësohet data 10 qershor, si afat i fundit për përfundimin e vitit shkollor, thanë nga Qeveria e RMV-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button