Osmani-Peach shkëmbyen mendime për situatën politike në vend, rajon dh situatën në Ukrainë

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, u takua me të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, përgjegjës për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, i cili ndodhet në vizitën e tij të parë të punës në vendin tonë, transmeton Portalb.mk.

Osmani-Peach shkëmbyen mendime për situatën aktuale të brendshme politike në vend, por edhe në rajon, si dhe për mundësitë për bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar për tema me interes të përbashkët mes dy vendeve.

Osmani e informoi të dërguarin special Peach, për zbatimin e reformave nga agjenda evropiane, me theks të veçantë në ripërtëritjen e dialogut me Bullgarinë fqinje dhe vendosjen e një themeli solid për forcimin e besimit dhe bashkëpunimit në sektorët kyçë të interesit dhe avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Të dy bashkëbiseduesit iu referuan edhe sfidave të sigurisë me të cilat përballet rajoni i Ballkanit Perëndimor. Me këtë, i dërguari special Peach ripohoi përkushtimin e fortë të Mbretërisë së Bashkuar në Rajon, si dhe rolin e saj në procesin e ruajtjes së sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. U shkëmbyen mendime edhe për situatën në Ukrainë, lidhur me zhvillimet e mundshme të ngjarjeve dhe rolet e dy vendeve si anëtarë të NATO-s në drejtim të ruajtjes së paqes dhe sigurisë globale.

“Miqësia dhe partneriteti tradicional ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar në tre dekadat e fundit reflektohet përmes dialogut intensiv politik dhe bashkëpunimit të shkëlqyer tregtar dhe sektorial, i cili do të rrisë më tej mundësitë të cilat i ofron Marrëveshja Bilaterale për Tregti, Partneritet dhe Bashkëpunim ndërmjet dy vendeve tona. Ekziston interes i madh për forcimin e marrëdhënieve të fuqishme tregtare, me çka Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë partneri ynë i dytë më i madh tregtar dhe një nga investitorët më të mëdhenj të huaj të drejtpërdrejtë në vendin tonë”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Ndryshe, i dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut, përgjegjës për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, dje u takua edh me presidentin Pendarovsaki.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button