Bexheti paralajmëroi ligji të ri për noterët

Në buxhetin shtetëror në vitin 2012 ka pasur të hyra prej 2.239.184 euro nga shërbimet e noterisë për të cilat janë paguar tatime gjyqësore, ndërsa vitin e kaluar noterët e Maqedonisë kanë përpiluar në formë të akteve noterike ose kanë vërtetuar gjithsej 103.574 dokumente për 1.210.843 kërkues të shërbimeve, u theksua sot në kuvendin e noterëve, i cili mbahet për 15 vite me radhë.

Ministri i drejtësisë Blerim Bexheti, theksoi se për 15 vjet nga një profesion i ri noterizmi u rit në një shërbim publik të respektuar. Ai paralajmëroi se është në përgatitje një ligj i ri për noterizmin, i cili duhet ta ndërrojë ligjin që është në përdorim që nga viti 2007. Në ligjin e ri do të përfshihen autorizimet e shumta publike që u janë besuar noterëve. 

Kryetarja e Odës së noterisë, Zorica Pulejkova, theksoi se puna e re e noterisë pozitivisht reflektohet në punën e përgjithshme dhe efikasitetin e sistemit të drejtësisë, siç është shembulli me kalimin e rasteve të padiskutueshme gjyqësore në kompetencat e noterëve, me çka u mundësua, mes tjerash edhe lehtësimi i gjyqeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button