Mijëra intelektualë rusë bënë thirrje kundër një lufte me Ukrainën

Mbi 2,000 intelektualë rusë, përfshirë edhe aktivistë të njohur të të drejtave të njeriut, i kanë bërë thirrje Kremlinit që të shmang nisjen e një lufte “të pamoralshme, të papërgjegjshme dhe kriminale” ndaj Ukrainës, në mes të shqetësimeve botërore se Moska mund të jetë në prag të nisjes së një pushtimi të shkallës së gjerë të shtetit fqinj, transmeton REL.

Deklarata e Kongresit të Intelektualëve Rusë, e titulluar “Deklaratë e mbështetësve të paqes kundër partisë së luftës në udhëheqjen e Rusisë” u bë publike gjatë fundjavës teksa Rusia vazhdoi grumbullimin e trupave në afërsi të kufirit me Ukrainën. Vlerësohet se mbi 100,000 trupa janë grumbulluar në kufi.

“Rrjedhja e informacionit shqetësues lidhur me një pushtim të mundshëm rus po intensifikohen”, u tha në deklaratë.

“Rusia nuk ka nevojë për një luftë me Ukrainën dhe Perëndimin. Askush nuk po na kërcënon, askush nuk po na sulmon. Politika e bazuar në promovimin e një lufte të tillë është e pamoralshme, e papërgjegjshme dhe kriminale dhe nuk mund të zbatohet në emër të popullit rus. Një luftë e tillë nuk mund të ketë qëllime ligjore e as morale… Qytetarët rusë faktikisht po shndërrohen në pengje të aventurizmit kriminal në të cilin është shndërruar politika e jashtme ruse”, u shtua në deklaratë.

Rusia ka mohuar se grumbullimi i trupave është përgatitje për ndonjë pushtim.

Megjithatë, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka kërkuar garanci që NATO të mos e pranojë Ukrainën dhe Moska ka sugjeruar se nuk do të tolerojë trupat dhe infrastrukturën e NATO-s në shtetet si Rumania, Bullgaria dhe Gjeorgjia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button